Uncategorized

Shkrumbohet autobuzi në autostradën Fier – Vlorë

Autobusi i punëtorëve u dogj mëngjesin e sotëm (26 maj) tek mbikalimi i Novoselës në aksin Vlorë – Fier.

Sipas Policisë së Vlorë,  ngjarja ndodhi më datë 26.05.2022, rreth orës 6:50, në aksin rrugor Vlorë –Fier. 

“Tek mbikalimi i Novoselës ka  marrë  flakë në lëvizje, autobusi me drejtues shtetasin B. Xh., 60 vjeç. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button