Gazetari Armand Shkullaku komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ protestën e thirrur nga kreu i PD Sali Berisha në datën 7 korrik.
Armand Shkullaku tha se një protestë e mirfilltë ka munguar ndërsa kritikoi ashpër qeverinë.
Gazetari theksoi se Edi Rama ka marrë një mandat të tretë duke grabitur votat e njerëzve, ka përçarë opozitën dhe ka shkelur liritë dhe të drejtat e qytetarëve.
“Rama ka marrë një mandat të tretë të pamerituar, të grabitur, mandat i tretë me një skemë duke përçarë opozitën.
Më shumë se 1 vit që gjendja ekonomike e rënduar, liritë e njerëzve janë kufizuar. Pushteti ka shtrirë kontrollin mbi gjithçka.
Një protestë është e nevojshme.“-tha Shkullaku.