Saturday, April 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpallet në kërkim 45 vjeçari, mbante të groposura armë e municion

Shpallet në kërkim 45 vjeçari, mbante të groposura armë e municion

Mallakastër – Vijon kontrolli i territorit në gjithë qarkun, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, bazuar në inteligjencën informative, kanë ushtruar kontroll në magazinën e shtetasit A. Ç., ku kanë gjetur të groposura 1 armë zjarri kallashnikov, 50 fishekë luftarak dhe 6 granata dore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, si dhe u shpall në kërkim pronari i kësaj magazine, shtetasi A. Ç., 45 vjeç, banues në Ballsh, i cili aktualisht ndodhet jashtë shtetit. Vijon puna, në bashkëpunim me homologët jashtë vendit, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e 45-vjeçarit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME