Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVdekja e 40 vjeçarit në fonderi, policia arreston drejtuesin teknik

Vdekja e 40 vjeçarit në fonderi, policia arreston drejtuesin teknik

Patos – Policia ka arrestuar 36 vjeçarin E D banues në Patos me detyrë drejtues teknik në fonderinë ku pasditen e një dite më parë gjatë procesit të punës humbi jetën një 40 vjeçar baba i tre fëmijëve për shkak të një defekti teknik.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në një ndërmarrje për përpunimin e metaleve(fonderi), në Patos, shtetasi A. M., 40 vjeç, humbi jetën, për shkak të kontaktit me njërën prej furrave të pjekjes, në këtë ndërmarrje, ju bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se duke qënë drejtuesi teknik i këtij reparti fonderie, ka shkelur rregullat për mbrojtjen në punë, me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME