Thursday, September 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShpërthen bombula e gazit, plagoset një grua në Pogradec

Shpërthen bombula e gazit, plagoset një grua në Pogradec

Pogradec  – Një bombul gazi ka shpërthyer këtë mëngjes të sotëm duke lënë të  një grua. Shpërthimi ka ndodhur  në një banesë në katin e dytë pranë një fast foodi.

Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e agjencisë. Mësohet se e lënduar ka mbetur një grua, e cila po transportohet drejt spitalit të qytetit për të marr ndihmën mjekësore.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.

Policia

Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME