Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor strategjik në Himarë. Teksa po jepte një intervistë për Top Channel, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, deklaroi se ishte ëndërr e bashkëshortit të saj që të bëhej investitor strategjik në Himarë edhe pse është në shkelje të ligjit.
Kjo deklaratë skandaloze e deputetes socialiste, e bërë në një televizion kombëtar ka marrë reagime të shumta nga qytetarët dhe nga gazetarët.
Reagimet:
Blerina Gjoka
“Plazhin e duam qe mos te na vije dikush nga mali te na ver çadren aty”
Cit: investitori strategjik
Klodiana Lala
Olta Xhacka nese te ka mbetur sadopak moral, ik vete! Aq peshtire ngjan sa jam e bindur qe te vjen ndot nga vetja jote!
Klevin Muka
Po vjen djali me pamje nga mali,
Të ngulë çadrën, të dalë ku të dali,
-Jo mor djalë se atë se ngul dot,
Këtu i thonë Dhërmi, e deti ka Zot
Taulant Koplikaj
Ju s’keni turp qe reagoni pa kuptu nentekstin. Kur thote nga Mali, e ka fjalen per Malin e Zi.
Por jeni mesu me sha e me ofendu njerezit e punes dhe sakrificave.