Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShpërthen rrjeti kundër Olta Xhaçkës: Plazhin e duam që mos të vijë...

Shpërthen rrjeti kundër Olta Xhaçkës: Plazhin e duam që mos të vijë dikush nga mali të vër çadrën

Plazhin e duam që mos të na vijë dikush nga mali të na vër çadrën aty”, kjo ishte fraza që deputetja socialiste përdori teksa u pyet se përse bashkëshorti i saj është bërë investitor strategjik në Himarë. Teksa po jepte një intervistë për Top Channel, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, deklaroi se ishte ëndërr e bashkëshortit të saj që të bëhej investitor strategjik në Himarë edhe pse është në shkelje të ligjit.

Kjo deklaratë skandaloze e deputetes socialiste, e bërë në një televizion kombëtar ka marrë reagime të shumta nga qytetarët dhe nga gazetarët.

Reagimet:

Blerina Gjoka

“Plazhin e duam qe mos te na vije dikush nga mali te na ver çadren aty”
Cit: investitori strategjik

Klodiana Lala

Olta Xhacka nese te ka mbetur sadopak moral, ik vete! Aq peshtire ngjan sa jam e bindur qe te vjen ndot nga vetja jote!

Klevin Muka

Po vjen djali me pamje nga mali,
Të ngulë çadrën, të dalë ku të dali,
-Jo mor djalë se atë se ngul dot,
Këtu i thonë Dhërmi, e deti ka Zot

Taulant Koplikaj

Ju s’keni turp qe reagoni pa kuptu nentekstin. Kur thote nga Mali, e ka fjalen per Malin e Zi.
Por jeni mesu me sha e me ofendu njerezit e punes dhe sakrificave.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME