Gjykata e Posaçme ka dënuar me 150 vite burg në total 16 persona të pandehur në kuadër të dosjes së personave të arrestuar gjatë operacionit ‘Shpirti’.
Ata u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar duke përfunduar një zbritje të dënimit në total me 50 vite.
Kujtojmë se gjatë operacionit të korrikut 2021, ku u goditën disa grupe kriminale pas një hetimi të autoriteteve italiane për 5 vite me radhë çoi në pranga 38 persona. 4 milionë euro pasuri u sekuestruan teksa 4 nga të pandehurit u bënë 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë që rrëfyen para autoriteteve italiane se si ishte bërë trafikimi i drogës nga Shqipëria drejt vendit fqinj.
Si kokë të grupit konsideronin Ilirjan Duçellarin. Mes të arrestuarve kishte punonjës police dhe 2 shoqëruesit e Saimir Tahirit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku. Gjykimi për personat e tjerë dhe për disa është pushuar për shkak të formës së gjykimit që u aplikua.
Përkatësisht u dënuan:
Aleks Memaj – 15/10 vjet
Saimir Kurti – 13/8 vjet e 8 muaj
Erind Hysomemaj – 12/8 vjet
Klajdi Ademi (Hysomemaj) – 12/8 vjet
Toni Kushi – 12/8 vjet
Mariglen Çaçi – 12/8 vjet
Aleksandër Neço – 12/8 vjet
Çezar Xhomemo – 3/2 vjet (lirim, ka mbyll dënimin)
Shkëlzen Kamberi – 12/8 vjet
Malton Lleshi – 12/8 vjet
Luan Zylyftari – I pafajshëm (kultivim narkotikësh & grup i strukturuar kriminal)
Artan Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Geri Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Erind Zylyftari – 8/5 vite e 4 muaj burg
Ilir Gaba – 8/5 vite e 4 muaj burg
Festim Lelaj – 3/2 vjet