Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËSamiti i Procesit të Berlinit, Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë!...

Samiti i Procesit të Berlinit, Von der Leyen mbërrin sot në Tiranë! Pritet konferencë me Ramën

Ditën e nesërme Tirana do të presë përfaqësuesit e lartë të BE-së dhe liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Për herë të parë ky samit do të mbahet jashtë kufijve të unionit.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen mbërrin gjatë ditës së sotme në Tiranë.

Para mbajtjes së samitit, Von der Leyen do të zhvillojë takime me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë, rreth orës 17:30 pritet një konferencë për shtyp mes Ramës dhe Von der Leyen.

Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana. Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.

Ndërkohë, Macron do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, përveç samitit të Procesit të Berlinit. Kjo është hera e parë që një president francez pritet në Shqipëri me ceremoni shtetërore.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME