Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShqipëria, e dyta në botë për azilkërkuesit nën 18 vjeç

Shqipëria, e dyta në botë për azilkërkuesit nën 18 vjeç

Nga Kristian Kina – Një tjetër statistikë alarmante vjen nga EUROSTAT, përsa i përket shpopullimit të Shqipërisë!

Sipas të dhënave më të fundit, Siria renditet e para në botë me 266 kërkesa për azil në vendet e BE, për 10 mijë banorë.

Ndërsa, fill pas saj, renditet Shqipëria me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqiperia ndiqet nga Eritrea, një vend diktatorial në Afrikë që ka një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë. Më pas, vjen Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë, Iraku me 38 azilantë dhe Somalia me 32.

Nga statistikat shihet qartë që, jo vetëm renditet e dyta në botë por ka dhe një diferencë tejet të madhe me vendet pasardhëse.

Të dhënat për Sirinë janë të kuptueshme sepse ajo është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, prej 4 vitesh dhe kjo çon në një emigrim masiv.

Por nga Shqipëria pse ikin me një ritëm kaq të lartë të rinjtë minorenë?

Pse largohen, nqs ky vend është me të vërtetë siç propagandohet, me rritje ekonomike, me shanse të barabarta, me mirëqënie,demokraci dhe meritokraci?

E pra, këto statistika e çjerrin maskën e Rilindjes dhe gjithë botës i tregojnë se sa keq qeveriset sot Shqipëria!

Që Shqipëria të jetojë, duhet të ndalim shpopullimin, një orë më parë!

Pikërisht ky është Prioriteti kryesor i Partisë sē Lirisë!

Shqipëria me 4 milion shqiptarë +

Revista Monitor

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME