Friday, June 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREConference League/ Olympiacos befason Aston Villa-n, Fiorentina fiton ndaj Brugge

Conference League/ Olympiacos befason Aston Villa-n, Fiorentina fiton ndaj Brugge

Nuk munguan golat në gjysmëfinalet e para të Conference League. Aston Villa u befasua 2-4 në grekët e Olympiacosit në “Villa Park”. Takim ku shkëlqeu marokeni Ayoub El Kaabi me tre gola.

Fitore 3-2 arriti në “Artemio Franchi” Fiorentina ndaj belgëve të Club Brugge. Riccardo Sottil dhe Andrea Belotti kaluan dy herë në avantazh ekipin nga Firence.

Por, miqtë reaguan me anë të Hans Vanaken (p) dhe Igor Thiago. Ky i fundit dërgoi rezultatin 2-2 në minutën e 63’, vetëm dy minuta pas Brugge mbeti me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Raphael Onyedikas. Gjithsesi, vendasit realizuan golin e fitores në minutat shtesë me anë të M’Bala Nzola.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME