Friday, June 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShqipëria kërkon sot kualifikimin historik, me shpresë te “zemërgjerësia” e Spanjës

Shqipëria kërkon sot kualifikimin historik, me shpresë te “zemërgjerësia” e Spanjës

Shqipëria është në kërkim të historisë! Sonte në mbrëmje kuqezinjtë do të synojnë kualifikimin për herë t parë mes 16 më të mirave të Europës. Përballë do të jetë Spanja, një nga skuadrat më të mira në Botë. “La Roja” e ka siguruar kualifikimin si e para e grupit B, por nuk do të jetë e thjeshtë aspak.

Sylvinho i ka të gjithë në dispozicion, duke përjashtuar vetëm Mirlind Dakun, i cili është pezulluar nga UEFA për dy ndeshje. Synimi i vetëm është  për të bërë ëndrrën e miliona shqiptarëve realitet, që për herë të parë të shkojmë aty ku pak vite më parë duket si një ëndërr e paarritshme.

Në Dusseldorf kanë nisur prej disa orësh popullimi i qytetit me ngjyrat kuqezi, teksa shqiptarët pritet të jenë mbi 100 mijë në rrugë, ndërkohë që në stadium do të jenë rreth 30 mijë. Shqipëria është gati, për një ndeshje që vlen sa vetë historia, pasi një fitore do na jepte mundësinë që të tregojmë se ne nuk jemi më të vegjël.

FORMACIONET E MUNDSHME

Shqipëria: Strakosha; Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Abrashi, Asllani, Bajrami, Laci; Broja

I pezulluar: Daku

Mungojnë ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen: Broja, Gjasula, Hoxha, Hysaj

Spanja: Raya; Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Torres, Joselu, Oyarzabal

I pezulluar: Rodri

Mungojnë ndeshjen e ardhshme nëse ndëshkohen: Carvajal, Le Normand

LLOGARITË E KUALIFIKIMIT TË MUNDSHËM

Nëse kuqezinjtë marrin 1 pikë ndaj iberikëve sot dhe Kroacia nuk fiton kundër Italisë, Kombëtarja jonë do të zinte vendin e tretë në grup me golaverazh më të mirë sesa Kroacia.

Në këtë rast kualifikimi do të varej nga rezultatet e grupeve C dhe F, ku duhet të plotësohen skenarë të veçantë në të paktën dy prej tyre për të bërë ëndrrën kuqezi realitet.

Në Grupin C duhet që Anglia të mundë Slloveninë dhe ndeshja Danimarkë-Serbi të mos mbyllet në barazim, ndërsa në Grupin F duhet që Çekia dhe Gjeorgjia të mos fitojnë ndeshjet përkatëse.

Përtej këtyre kombinimeve, duhet që Shqipëria të ketë golaverazh më të mirë sesa skuadra që del e treta në të paktën 2 nga këto 3 grupe.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME