Orët deri në debutimin në Euro 2024 shkurtohen, ndërsa ankthi e emocionet rriten. Shqipëria kërkon të bëjë surprizën në grupin e ferrit e pikërisht kundër kampionëve të Europës në fuqi Italisë do të jetë hapi i parë, drejt asaj që që për shumë quhet një mision i pamundur. E për ta bërë sa më të mundur, 50 mijë tifozë shqiptarë pritet të dynden në stadiumin e Dortmundit, duke zëvendësuar legjendarin “murin e verdhë” të Borussia, me atë kuqezi të kombëtares së teknikut Sylvinho.
Suksesi i parë, nëse mund të quhet kështu, është evitimi i dëmtimeve mes lojtarëve, gjë që do ti lejojë teknikut Sylvinho, të vazhdojë në ndeshje me planin që ka në mendje, i pashqetësuar. Kombëtarja shqiptare, ka përfunduar me sukses ciklin e përgatitjeve fiziko-taktike, duke qenë tashmë gati për ndeshjen. Sipas asaj që mësohet, skuadra dhe stafi teknik i kuqezinjve janë fokusuar mbi të gjitha te pjesa taktike në seancën e fundit duke reduktuar ngarkesën fizike. Cfarë ka më shumë rëndësi është se gjendja e grupit është në parametra optimale dhe nuk ka asnjë problem fizik. Ajo e të premtes në Signal Iduna Park ishte edhe stërvitja e fundit e Kombëtares para ndeshjes së parë të grupit në Euro 2024 ndaj Italisë.
Kryetari i PL Ilir Meta nga Fieri ku ka kryer disa takime ka dhën parashikimin e tij për këtë takim duke thënë se Shqipëria do të fitojë
Kuqezinjtë, nën drejtimin e trajnerit Sylvinho dhe stafit teknik, punuan për më shumë se një orë në stadiumin e ndeshjes, duke provuar vendosje taktike dhe situata të ndryshme loje. Forma e lojtarëve është e mirë dhe deri më tani nuk ka probleme fizike për asnjërin. Atmosfera është shumë pozitive dhe të gjithë janë të gatshëm për të dhënë kontributin për takimin ndaj Italisë, që do të luhet mbrëmjen e sotme, në orën 21:00. Shqipëria mezi pret orën e të vërtetës.
𝗠𝗔𝗧𝗖𝗛 𝗗𝗔𝗬 ⚽
— FSHF (@FSHForg) June 15, 2024
🆚 Itali 🇮🇹
🏆 #Euro2024
⏰ 21:00
🏟️ BVB Stadion Dortmund
📺 @RTV Klan #pokukasitioshqiperiaime #futboll #fshf #kombetarja #shqiperia #kuqezi pic.twitter.com/1WQOy84yV2