Monday, March 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREShqipëria U-19/ Kualifikueset e “Euro 2023/24”, trajneri Bulku shpall listën me 21...

Shqipëria U-19/ Kualifikueset e “Euro 2023/24”, trajneri Bulku shpall listën me 21 futbollistë

Shqipëria U-19 është gati për kualifikueset e “Euro 2023/24” dhe trajneri Ervin Bulku ka shpallur edhe listën me 21 futbollistë që do të ketë në dispozicion. Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 10 futbollistë nga ekipet shqiptare, ndërsa pjesa tjetër vijnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Italia.

Kombëtarja U-19 do të grumbullohet prej ditës së shtunë dhe do të përgatitet për ndeshjet e grupit 13, ku bëjnë pjesë edhe Irlanda, Belgjika dhe Sllovenia. Ndeshjet zhvillohen në vendin tonë më 15, 18 dhe 21 nëntor, prej orës 14:00 sipas kalendarit të mëposhtëm:

Irlandë – Shqipëri                                             15.11.2023, ora 14:00

Belgjikë – Shqipëri                                           18.11.2023, ora 14:00

Shqipëri-Slloveni                                              21.11.2023. ora 14:00

Në bazë të rregullores së UEFA-s, dy skuadrat e renditura në vendin e parë të çdo grupi do të avancojnë në “Elite Round”, së bashku me skuadrën e tretë më të mirë në të gjitha grupet në këto kualifikuese. Faza finale e Europianit të moshës U-19 do të zhvillohet në Irlandën e Veriut në verën e vitit 2024.

Lista e 21 futbollistëve të përzgjedhur nga stafi teknik i Kombëtares U-19 për kualifikueset e “Euro 2023/24” për 19-vjeçarët:

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME