Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTA Shqiptari ekzekuton gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja la pas 4 fëmijë

 Shqiptari ekzekuton gruan për motive xhelozie, 31-vjeçarja la pas 4 fëmijë

Etleva Bodi, 31-vjeçe ka ndërruar jetë në Itali mbrëmjen e djeshme. Shqiptarja nuk ka mundur t’i bëjë ballë plagëve të marra pasi u mbyt nga bashkëshorti i saj, Selami Bodi, 41 vjeç. Sipas asaj që është rikonstruktuar deri më tani nga policia, Etleva dhe bashkëshorti i saj kanë pasur një debat të dhunshëm gjatë natës të së premtes për arsye xhelozie, raportojnë mediat huaja.

Gruaja ndodhej në dhomën e saj dhe po fliste në telefon. I shoqi e kishte dëgjuar duke folur, hapi derën dhe i vuri duart në fyt duke u përpjekur ta mbyste. Më pas, kur kuptoi se 31-vjeçarja nuk merrte më frymë, ai vetë bëri thirrje për ndihmë. Katër fëmijët e çiftit, të moshës nga 5 deri në 11 vjeç, po flinin në dhomat e tyre.

Pas mbi një orë përpjekje, punonjësit e shëndetësisë që kanë shkuar me shpejtësi në vendngjarje kanë arritur ta ringjallin gruan, por gjendja e saj ishte kritike. E transferuar në spital me kodin e kuq, zemra e saj pushoi së rrahuri pas 48 orësh.

Bashkëshorti i viktimës, pa precedentë penalë, u transferua në burgun Marassi (Xhenova), i akuzuar për vrasje të rëndë për shkaqe të parëndësishme. Ai do të merret në pyetje në ditët në vijim.

31-vjeçarja, nënë e 4 fëmijëve ndërroi jetë pas dy dite agonie në spitalin e Savonës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME