Greqi – Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Kalkidë në Greqi, raportojnë mediat fqinje.
Një 49-vjeçar shqiptar ka dhunuar gruan e tij pas një debati të ashpër. Pas dhunës së ushtruar, gruaja ka humbur ndjenjat, megjithatë pasi është përmendur ka mundur të dalë në rrugë me plagë në gjithë trupin.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë dhe ambulancën, që e ka dërguar gruan më pas në spital.
49-vjeçari u arrestua dhe pritet të dalë para drejtësisë. Ndaj tij është ngritur akuza për dhunë në familje dhe lëndim të rëndë trupor.