Itali – Një 22-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim në Itali për të vuajtur dënimin me 5 vite për krìme që variojnë nga vjedhja e deri tek trafiku i drøgës, ka rënë në prangat e policisë.
Sipas mediave të huaja, ai është dënuar nga Prokuroria Publike e Maceratës për krime të kryera mes Bolonjës dhe Maceratës midis viteve 2019 dhe 2022.
Megjithatë, 22-vjeçari shqiptar edhe pse banues në Fontanellato, udhëtonte mes Italisë dhe Shqipërisë. Kjo, pasi e vetmja lidhje me provincën e Parmës është e dashura e tij.
Ditën e djeshme, karabinierët, duke kontrolluar bazat e të dhënave, zbuluan se personi në fjalë ishte kthyer në Itali. Dhe, sipas të gjitha gjasave, shkoi të takonte të dashurën.
Më pas, policët e kanë telefonuar dhe njoftuar se duhej të paraqitej në komisariat për njoftimin e disa dokumenteve. Sapo mbërriti, ai u arrestua dhe u dërgua në burg në Parma.