AKTUALITET

Shtetasja kineze gjendet në taksi e pajetë

Në Durrës është gjetur e vdekur një shtetase kineze 57 vjeçe, e cila ndodhej në një taksi pranë “Urës së Dajlanit”.

Sipas njoftimit të Spitalit Rajonal Durrës, gruaja u dërgua në spital pa shenja jete.

Autoritetet po punojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe po kryejnë ekspertizën e trupit. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”.

Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button