Naftëtarët e Bankers Petroleum ultimatum: Pa marrëveshje, ndalim total i punës

Dhjetëra naftëtarë të kompanisë Bankers Petroleum janë mbledhur përpara zyrave të kompanisë në Marinzë në ditën e dytë të protestës. Protesta e thirrur nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur për shkak të pagave të ulta dhe kushteve të këqija të punës. Me pankarta në duar, punonjësit kërkuan që të mos zgjatet kontrata aktuale e kompanisë pa u firmosur një marrëveshje e re që garanton të drejtat e tyre.
“Greva do të thotë se ne nuk punojmë më dhe kryqëzojmë duart. Ju kërkoni kontratë nga shteti, doni të zgjasi abonimi i kësaj kompanie, por nuk do ta keni. Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë kontratë më. Ajo mund të na jepet vetëm neve. Duhet një marrëveshje e re me ne”, u shprehën naftëtarët gjatë protestës.
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka njoftuar organizimin e dy tubimeve proteste më 5 dhe 6 shtator, nga ora 12:00 deri në 13:00, përballë zyrave të kompanisë Bankers Petroleum në Marinëz. Protestat synojnë të vënë në dukje kërkesat e punonjësve, që lidhen me të drejtat e tyre në punë, rritjen e pagave, zbatimin e kontratës kolektive, përmirësimin e kushteve të punës si dhe njohjen e statusit të naftëtarit








