Rama i “rrethuar” në Tiranë, Elisa i bën “karshillëk” nga Berlini

Në një kohë kur Rama është në pozita të vështira për shkak të protestave ku kërkohet dorëheqja e tij, ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Berlin, ku zhvilloi një takim me Peter Beyer, raportues për Shqipërinë dhe kryetar i grupit parlamentar të miqësisë me Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të miqve të Shqipërisë në Gjermani, duke theksuar rëndësinë e partneritetit me Bundestagun dhe institucionet gjermane në procesin e integrimit europian të vendit.
“Vizita në Bundestag nisi me Peter Beyer, Raportuesin për Shqipërinë dhe kryetarin e grupit të miqësisë me Ballkanin Perëndimor. Miqtë e Shqipërisë mbeten gjithmonë të rëndësishëm”, shkruan Spiropali.
Ajo nënvizoi se, krahas mbështetjes ndërkombëtare, vendi ka përgjegjësinë për të vijuar reformat dhe transformimin e nevojshëm për forcimin e institucioneve demokratike dhe afrimin me standardet europiane.
“Po aq e rëndësishme është edhe përgjegjësia jonë për të vazhduar transformimin; për një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më europiane”, shkruan Spiropali.









