Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë seancën ndaj ish-kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe. Shkak për shtyrjen në seancën e sotme në GJKKO është bërë mungesa e një prej avokatëve. Ndaj u vendos shtyrja e seancës së sotme, për në 24 janar, në orën 9.30.
Fatos Tushe u dënua me 2.4 vite burg pasi u arrestua për korrupsion me tenderin me vlerë 24 milionë lekë për rehabilitimin e kanaleve vaditës në Lushnjë dhe me vendim të Këshillit të Ministrave u shkarkuar nga detyra më 6 korrik. Por Tushe ankimoi vendimin e marrë në Gjykatë Kushtetuese, pasi vijon ta konsiderojë vetën të pafajshëm. Ndërkohë në burg shkuan edhe 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Ndërkohë 4 të tjerë u vendos masa e sigurisë arrest shtëpie.