Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çështja e Sali Berishës është politike, dhe e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Në një prononcim për mediat nga Fieri, ku zhvilloi edhe një takim me strukturat e PL-së, Meta deklaroi se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm.
Pyetje: Sot është shtyrë seanca për Berishën, si e parashikoni fatin e tij, duke qenë se jeni një aleat i ngushtë i tij?
Ilir Meta: Pak ditë më parë u mor një vendim absurd kundër zotit Beleri. Sa i takon zotit Berisha kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje.
Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutisht përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.
Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve shqiptarë.