Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESi e parashikon fatin e Berishës? Ilir Meta: Çështje politike e urdhëruar...

Si e parashikon fatin e Berishës? Ilir Meta: Çështje politike e urdhëruar nga Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se çështja e Sali Berishës është politike, dhe e urdhëruar nga kryeministri Edi Rama. Në një prononcim për mediat nga Fieri, ku zhvilloi edhe një takim me strukturat e PL-së, Meta deklaroi se protesta e 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm.

Pyetje: Sot është shtyrë seanca për Berishën, si e parashikoni fatin e tij, duke qenë se jeni një aleat i ngushtë i tij?

Ilir Meta: Pak ditë më parë u mor një vendim absurd kundër zotit Beleri. Sa i takon zotit Berisha kjo është një çështje 1000% politike, e urdhëruar nga Rama, që synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje.

Por mitingu i 20 shkurtit dha një mesazh të fuqishëm dhe absolutisht përpjekjet e tij për të shkatërruar pluralizmin politik janë të pashpresa.

Shumë shpejt do të vendoset rendi kushtetues në vend dhe të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për shkeljet e kushtetutës dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve shqiptarë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME