Friday, February 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËSi u prit 'Festivali i Këngës në RTK', drejtuesi Adi Krasta vlerësohet...

Si u prit ‘Festivali i Këngës në RTK’, drejtuesi Adi Krasta vlerësohet si ‘mjeshtër’

Festivali i Këngës në RTK, i cili këtë vit nisi edicionin e parë është pritur me ‘duartrokitje’ të vërteta nga publiku. Spektakli magjik i muzikës ka mbledhur artistë të njohur të cilët kanë dhuruar emocione të veçanta në natën e parë, teksa gara sapo ka nisur. Ndër detajet që vlerësohen nga ky spektakël, janë organizimi, artistët dhe magjia e skenës të cilat e veçojnë atë nga të tjerat. Të paktën kështu komentojnë në rrjete sociale personat që e ka ndjekur mbrëmjen e djeshme spektaklin e rëndësishëm në Kosovë, teksa shumë prej tyre kanë vlerësuar edhe drejtuesin e festivalit, gazetarin dhe prezantuesin e mirënjohur Adi Krasta duke e cilësuar si ‘mjeshtër’ në gjithë organizimin. 

Reagimet më poshtë: 

Nesër do të riperformojnë artistët nga e para, teksa juria profesionale do të bëjë vlerësimin, duke selektuar 9 nga to për të vazhduar në garë.

Në natën finale do të shpallet fituesi apo fituesja e edicionit të parë. Shpërblimi për çmimin e parë do të jetë trofeu i punuar nga Arbenitë Shala e Zana Ramadani, e cila ka simbolikën e Kosovës që shkëlqen. Gjithashtu fituesit/fitueses do t’i jepet një dhuratë e rëndësishme, që është një medaljon me shqiponjën e flamurit shqiptar që ka 500 diamante.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME