U rrinë mirë të gjitha femrave, aq janë të rehatshme sa që mund t’i vishni edhe kur dilni në takime
Aktorja dhe ikona e modës, Sienna Miller, ka shëtitur rrugëve të Londrës e veshur me xhinse, të cilat do të jenë hit për vjeshtën 2022!
Sienna ‘xhinset’ i ka kombinuar me një fanellë të bardhë me bretela dhe me një gërshet të rastësishëm, syze interesante ngjyrë të kafenjtë dhe me vëthë varës të artë, transmeton Telegrafi.
Sienna xhinset i ka veshur me nallane ngjyrë të kafenjtë, ka bartur çantën nga kallami dhe ka freskuar veshjen me aksesor siç është bizhuteria e artë dhe llak tirkizi për thonj.
Xhinset mund t’i vishni edhe kur dilni në mbrëmje, nëse i kombinoni me taka të larta, një top pak më formal ose një xhaketë moderne.