Fier – Mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Fier hermetike, mediat nuk lejohen. Me votat e PS miratohet krijimi dhe statuti i Agjensisë Rajonale të Inceneratorit
Mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Fier po mbahen hermetike, skandali i radhës ndodh në bashkinë Fier ku mediat nuk janë lejuar që të ndjekin nga afër në sallën e mbledhjeve në këtë bashki.
Grupi i xhirimit të Syri TV në Fier është ndaluar nga polici bashkiak në portën kryesore duke mos u lejuar që të ndiqte punimet, ndofta për shkakun se në këtë mbledhje do të miratohej statuti dhe krijimi i Agjensisë Rajonale të Inceneratorit Fier e cila do të nisi nga puna sapo inceneratori i Fierit të vihet në punë nga qeveria Rama.
Gjatë zhvillimit të mbledhjes mësohet se nën kryetari i këtij këshilli Endri Jaupi është shkakruar nga ky post sepse ky ka qënë personi që ka njoftuar median, si ka pohuar Jaupi për Syri Tv, ndërkohë që kreu i grupit të këshilltarëve të PD Rithemelimit Ilia Fili ka pohuar se Jaupi është shkakruar me votat e PS.
Krijimi i Agjensisë së Inceneratorit dhe statuti i saj është miratuar me 31 vota nga 41 që ka në total këshilli (34 vota i ka PS) të PS duke pasur kundër votat e PL, PD e Bashës, PD e Rithemelimit ndëkohë që këshilltarët e PSD e Tom Doshit nuk morën pjesë pasi kanë disa kohë që bojkotojnë mbledhjet
Krijimi i agjensisë do të jetë një ndërmarje me fonde nga bashkitë e qarkut Fier e cila do të kryejë punimet e djegies së mbeturinave në inceneratorin e Fierit dhe do nisi nga puna pasi të vendoset në pune nga Qeveria Rama
Ilia Fili ka pohuar se disa herë grupet e PD të Rithemelimit, të PL kanë ngritur problemin e transmettimit LIVE të mbledhjeve të këshillit bashkiak në Fier, ose në pamunfësi media të lejohet të marri pjesë e të transmetojë që qytetarët taksapagues të njihen me vendimet që miratohen nga kë këshill bashkiak, por pala e këshilltarëve socialistë kanë pohuar se media njoftohet por nuk janë të interesuar mediat që të jenë prezente. Ngjarja e ditës së sotme tregoi se media është e interesuar të ndjeki punimet e mbledhjet e Këshillit bashkiak sikundër shkarkimi i Endri Jaupit nga posti i nënkryetarit të Këshillit bashkiak Fier sepse njoftoi median të ishte prezente në këtë takim lë të kuptohen qartë pazaret që kanë nisur të kryhen për mbyllje goje.