Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESKANDALI/ Bashkia Fier nuk lejon median të marri pjesë në mbledhjen e...

SKANDALI/ Bashkia Fier nuk lejon median të marri pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, shkakrohet nënkryetari.

Fier – Mbledhjet e Këshillit Bashkiak në Fier hermetike, mediat nuk lejohen. Me votat e PS miratohet krijimi dhe statuti i Agjensisë Rajonale të Inceneratorit

Mbledhjet  e Këshillit Bashkiak në Fier po mbahen hermetike, skandali i radhës ndodh në bashkinë Fier ku mediat nuk janë lejuar që të ndjekin nga afër në sallën e mbledhjeve në këtë bashki.

Grupi i xhirimit të Syri TV në Fier është ndaluar nga polici bashkiak në portën kryesore duke mos u lejuar që të ndiqte punimet, ndofta për shkakun se në këtë mbledhje do të miratohej statuti  dhe krijimi i Agjensisë Rajonale të Inceneratorit Fier e cila do të nisi nga puna sapo inceneratori i Fierit të vihet në punë nga qeveria Rama.

Gjatë zhvillimit të mbledhjes mësohet se nën kryetari i këtij këshilli Endri Jaupi është shkakruar nga ky post sepse ky ka qënë personi që ka njoftuar median, si ka pohuar Jaupi për Syri Tv, ndërkohë që kreu i grupit të këshilltarëve të PD Rithemelimit Ilia Fili ka pohuar se Jaupi është shkakruar me votat e PS.

Krijimi i Agjensisë së Inceneratorit  dhe statuti i saj është miratuar me 31 vota nga 41 që ka në total këshilli (34 vota i ka PS)  të PS duke pasur kundër votat e PL, PD e Bashës, PD e Rithemelimit ndëkohë që këshilltarët e PSD e Tom Doshit nuk morën pjesë pasi kanë disa kohë që bojkotojnë mbledhjet

Krijimi i agjensisë do të jetë një ndërmarje me fonde nga bashkitë e qarkut Fier  e cila do të kryejë punimet e djegies së mbeturinave në inceneratorin e Fierit dhe do nisi nga puna pasi të vendoset në pune nga Qeveria Rama

Ilia Fili ka pohuar se disa herë grupet e PD të Rithemelimit, të PL kanë ngritur problemin e transmettimit LIVE të mbledhjeve të këshillit bashkiak në Fier, ose në pamunfësi media të lejohet të marri pjesë e të transmetojë që qytetarët taksapagues të njihen me vendimet që miratohen nga kë këshill bashkiak, por pala e këshilltarëve socialistë kanë pohuar se media njoftohet por nuk janë të interesuar mediat që të jenë prezente. Ngjarja e ditës së sotme tregoi se media është e interesuar të ndjeki punimet e mbledhjet e Këshillit bashkiak sikundër shkarkimi i Endri Jaupit nga posti i nënkryetarit të Këshillit bashkiak Fier sepse njoftoi median të ishte prezente në këtë takim lë të kuptohen qartë pazaret që kanë nisur të kryhen për mbyllje goje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME