Tuesday, April 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESOREMeta flet me emra: Kush do të drejtojë partinë në Tiranë dhe...

Meta flet me emra: Kush do të drejtojë partinë në Tiranë dhe Korçë dhe Fier.

Partia e Lirisë ka mbledhur Kryesinë, ndërsa në fjalën e tij, kryetari Ilir Meta, ndër të tjera propozoi emrat për Sekretar në Qarkun e Tiranës dhe atë të Korçës.

Në Tiranë, Meta propozoi emrin e Erisa Xhixhos, ndërsa në Korçë, Tedi Blushin ndërsa përsa i përket Fierit Meta ka pohuar në qarqe të ngushta se ka për ta drejtuar vetë PL në këtë qark.

Meta po ashtu bëri me dije se të premten (19 prill) do të mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri.

Meta:

Propozoj si Sekretare të qarkut Tiranë Erisa Xhixhon dhe Sekretar të qarkut Korcë propozoj zotin Tedi Blushi.

Propozoj krijimi i komitetit organizator, në 20 vjetorin e krijimit të LSI që solli ndryshime të jashtëzakonshme.

Dua të ftoj edhe 840 delegatët që do të marrin pjesë në Pallatin e Kongreseve edhe 2 mijë të ftuar e tjerë, për të qenë sa më aktiv dhe për të dhënë mendimet e tyre.

Besoj të premten do të mblidhet Komuniteti Drejtues Kombëtar, ku Haxhinasko do të prezantojë programin e ri me 5 prioritet dhe projektet e statutit të ri që do të jenë të hapura nga e premtja që vjen deri në momentin që do të firmoset.

I bëj thirrje edhe delegatëve që janë jashtë, që të marrin pjesë online.

Do diskutojmë më pas edhe projektvendimin që është përgatitur për çështjen e delegatëve në konventën që vjen, që do të miratohet edhe në Komitetin Drejtues Kombëtar këtë të premte

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME