AKTUALITETTOP-NEWS

Skandali në Fier/ Gjendja civile regjistron me detyrim fëmijën në emër të ish-burrit

Silvana Lulaj ka ardhur nga Bari në Shqipëri për të zgjidhur një problem që prej 8 muajsh e mban djalin e saj pa identitet ligjor. Fëmija, i lindur në Itali ka mbetur në Shqipëri pasi Silvana u detyrua ta sillte për shkak të humbjes së babait të saj. Që prej asaj dite, ajo përballet me refuzimin e institucioneve për ta regjistruar.

Në njësinë administrative Cakran, Fier, Silvanës i është thënë se fëmija nuk mund të regjistrohet pasi ajo figuron ende e martuar. Punonjësit e Gjendjes Civile e kanë kushtëzuar regjistrimin me faktin se ajo nuk jeton me bashkëshortin ligjor duke e pyetur hapur se “me kë e ka bërë fëmijën”, ndërsa kërkesa për regjistrim është refuzuar pa një zgjidhje konkrete.

Edhe pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, përgjigjja ka qenë negative. Punonjës të Gjendjes Civile në Cakran dhe të Drejtorisë së Përgjithshme i kanë komunikuar Silvanës se rasti do t’i dërgohej gjykatës për mendim pasi ajo ndodhej në proces divorci. Për muaj me radhë, fëmija ka mbetur i paregjistruar, pa të drejtë shërbimi shëndetësor apo përfitime ligjore.

Qytetarja: Jam nëna e atij fëmijës që kam ardhur dy herë të tjera që duhet ta regjistroj. Unë jam zonja Silvana Lulaj, e martuar me zotin Kalem Lulaj.

Specialisti: Po!

Qytetarja: Ky është një akt i lindjes i çunit tim në Itali. E kam me apostile. Unë kërkoj regjistrimin e djalit tim!

Specialisti: Po ti je e martuar, ku… Silvana Lulaj.

Qytetarja: Po!

Specialisti: Po ti je me Kalemin këtu.

Qytetarja: Dhe po të jem?

Specialisti: Si ka mundësi të bësh ti regjistrim fëmije…? Po me kë e ke bërë këtë fëmijë? Me kë e ke bërë këtë fëmijë?

Qytetarja 1: Ç’rëndësi ka se me kë e ka bërë fëmijën!

Qytetarja: Ç’rëndësi ka!

Qytetarja 1: A janë letrat a mund ta regjistrojë djalin?

Specialisti: Fëmija do, do… Është e martuar zonja. Po baba ka qy?

Qytetarja: Jo!

Specialisti: Ti do të bësh me këtë babanë që… A e ke me këtë baba ti?

Qytetarja 1: Tani , atëherë e lëmë babanë, diçka! A mund ta regjistrojmë fëmijën apo jo?

Specialisti: Jo!

Qytetarja 1: Arsyeja?

Specialisti: Jo! Duhet të jetë i… Është e martuar zonja.

Qytetarja 1: Po! Edhe?

Specialisti: Duhet të shënojë atësinë e fëmijës!

Qytetarja 1: Domëthënë ti po thua që me këto dokumente që ka nuk mund ta regjistrojë.

Specialisti:! Jo! Pa atësi jo se është e martuar kjo.

Qytetarja 1: A regjistrohet apo jo?

Specialisti: Bëj babanë dhe regjistrohet kjo!

Qytetarja 1: Domethënë…?

Specialisti: Bëj babanë këtij fëmijës siç e ka se është e martuar kjo dhe hajde e regjistrojmë direkt automatikisht!

Qytetarja 1: Kaq?

Specialisti: Po!

Vetëm pasi procesi i zgjidhjes së martesës u regjistrua për herë të dytë në Gjykatën e Fierit, çështja mori zgjidhje. Fëmija u regjistrua, por me atësinë e bashkëshortit ligjor të Silvanës me të cilin ajo nuk ka bashkëjetuar prej më shumë se 20 vitesh dhe ka mbetur e martuar vetëm në letra.

Pas divorcit, Silvana do të detyrohet të hapë një tjetër proces gjyqësor për të hequr atësinë e një burri që nuk është babai biologjik i fëmijës së saj.

/Emisioni STOP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button