Thursday, July 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORESkandali tek Onkologjiku/ Ministrja Koçiu: Të gjithë personat janë shkarkuar, nuk mund...

Skandali tek Onkologjiku/ Ministrja Koçiu: Të gjithë personat janë shkarkuar, nuk mund të mbajnë më bluzën e bardhë

Pas skandalit që u zbulua tek spitali i Onkologjikut, ku mjekët nuk u ofronin shërbim të sëmurëve me tumor, por i dërgonin në spital privat, ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu njofton se të gjithë personat e përfshirë në këtë skemë janë shkarkuar. Ministrja tha në një prononcim për mediat se kjo duhet të marrë fund dhe se ata mjekë të përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur.

“Të gjithë personat e përfshirë në atë dosje janë të shkarkuar. Nuk mund të mbajnë më atë bluzë. Të gjithë personat e përfshirë në këtë dosje nuk mund të jenë më pjesë e jona, si nga ana penale, si administrative, si morale. Kjo histori duhet të marrë fund. Ndjej neveri për situatën e ndodhur në spitalin Onkologjik. Këta individë nuk mund të damkosin bluzat e bardha”, tha Koçiu.

Pas një mbledhje disa orëshe në QSUT, Koçiu u ka komunikuar largimin nga detyra 7 punonjësve të onkologjikut të përfshirë në skemën e mashtrimit të pacientëve. Mjekë në spitalin “Nënë Tereza” kanë shkelur me dy këmbë betimin e Hipokratit dhe kanë zgjedhur që t’u mos u japin shërbim qytetarëve në shtet, por i orientonin drejt spitaleve pritave, aty dhe ku punonin. Hetimi i Prokurorisë së Tiranës ka përfunduar me 8 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të spitalit onkologjik, të firmosura nga Gjykata në kryeqytet

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME