S’ndalen protestat, grumbullohen në Novi Sad, forca të shumta policie në kampus

Një protestë e madhe me temën “Serbi, a mund të dëgjohemi?” është thirrur të mbahet sot në disa qytete. Njëra prej tyer do të jetë në Novi Sad të Serbisë ku grumbullimet kanë nisur, ndërsa tubime mbështetëse janë planifikuar në disa qytete të vendit.
Tubimi në Novi Sad fillon në orën 19:00, dhe forca të forta policore tashmë po mbërrijnë në kampusin e Universitetit të Novi Sadit.
Arsyeja e protestës, të thirrur nga studentët në bllokadë, është, sipas tyre, shkelja e autonomisë së Universitetit dhe prania e policisë në ndërtesat e Fakultetit të Filozofisë dhe Fakultetit të Sportit dhe Edukimit Fizik.
Fakulteti i Filozofisë, nga i cili studentët u përjashtuan dhjetë ditë më parë, sipas mediave serbe është plot me policë, dhe anëtarët e Njësisë së Ndërhyrjes dhe të Xhandarmërisë mund të shihen përmes dritareve të hapura.
Studentët dhe qytetarët janë të ftuar të marrin pjesë në një tubim paqësor dhe të ndjekin kanalet zyrtare për çdo informacion. Grumbullime janë planifikuar gjithashtu në Novi Pazar, Niš, Prokuplje dhe Kraljevo, si edhe në Kragujevac, Valjevo, Užice, Prijepolje dhe Leskovac, shkruan media serbe, Danas. 









