Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSonfazhi/ Bie ndjeshëm besimi i socialistëve te qeveria

Sonfazhi/ Bie ndjeshëm besimi i socialistëve te qeveria

Besueshmëria e socialistëve tek qeveria ka pësuar një rënie muajin e fundit.

Sipas sondazhit të Barometit në Euronews Albania besueshmëria e votuesve të PS-së për muajin shtator ishte 58.5%, ndërkohë që në muajin tetor ka patur një rënie në 50.8%.

Por në ketë periudhë është rritur numri i socialistëve neutral. Ndërsa është rritur numri i votuesve të PS që kanë humbur besimin tek qeveria nga 10.8% në shtator, numri i atyre që nuk i besojnë qeverisë ka shkuar në 11.4 në tetor.

Besueshmëria nga qytetarët shqiptarë ndaj qeverisë po ashtu ka pësuar një rënie nga 24.8% në shtator, në muajin tetor shënon 18.5%.

Në një muaj është rritur numri i qytetarëve neutral ndaj besimit që kanë tek qeveria nga 26.8% në 29.6%.

Po ashtu është rritur edhe numri i qytetarëve që nuk kanë besim tek qeveria nga 48.4% që ishte në shtator në tetor ka arritur 51.7%.


POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME