LIFE STYLE

Sot dita më e gjatë e vitit, spektakli i qiellit në agim

Sot është solstici i verës, ngjarja astronomike që shënon zyrtarisht fillimin e sezonit të verës në Hemisferën Veriore.

Ai ndodhi në orën 04:42, sipas kohës tonë më 21 qershor, raporton Unioni Italian i Astronomëve Amatorë (UAI), dhe përkon me ditën më të gjatë të vitit, kur Dielli qëndron mbi horizont për numrin më të madh të orëve. Dielli u ngrit në orën 05:36 dhe perëndoi në orën 20:51, duke na dhënë plot 15 orë e 15 minuta dritë.

Këtë vit, solstici i verës do të shoqërohet edhe nga një dukuri sugjestive: në agimin e 22 qershorit, në horizontin lindor dhe në qendër të yjësisë së Dashit, do të jetë e mundur të admirohet Hëna e hollë në fazën rënëse pranë Venusit.

Solstici është momenti kur Dielli, gjatë lëvizjes së tij të dukshme në kupolën qiellore, arrin pikën më veriore dhe më pas fillon zbritjen e ngadaltë drejt jugut. Ky moment zhvendoset çdo vit me rreth gjashtë orë krahasuar me vitin e mëparshëm, dhe korrigjohet çdo katër vjet përmes viteve të brishtë, për të shmangur zhvendosjen graduale të stinëve në raport me kalendarin. Për këtë arsye, solstici mund të ndodhë më 20 ose 21 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button