Sozia e Dafina Zeqirit? Blogerja nga Meksika po ‘çmend’ rrjetin!

Ruby Talavera, një stiliste dhe influencere meksikane që jeton në Las Vegas, është bërë virale në rrjetet sociale pasi ndjekësit kanë vënë re ngjashmërinë e madhe të saj me këngëtaren shqiptare, Dafina Zeqiri. Në komentet në profilin e saj në Instagram dhe TikTok, shumë ndjekës përfshirë edhe shqiptarë e krahasojnë shpesh me Dafinën, duke i shkruar: “A je Dafina Zeqiri?”, “Je binjakja e Dafinës”, apo “Ngjan shumë me Dafinën”.
Ruby, e cila është e angazhuar me industrinë e bukurisë dhe modës, ku duket se ka dhe një sallon bukurie të saj, ka reaguar ndaj krahasimeve me këngëtaren shqiptare duke theksuar se Dafina është një grua shumë e bukur. Ndërkohë, vetë Dafina Zeqiri nuk ka reaguar ende për ngjashmërinë që po bëhet gjithnjë e më e komentuar në rrjetet sociale








