Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSPAK e informon për dosjet e SKYECC, Ardi Veliu drejt arratisë pas...

SPAK e informon për dosjet e SKYECC, Ardi Veliu drejt arratisë pas dorëheqjes

Ende pa u mbushur një vite në detyrën e re që i dha Rama, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen. Një largim i çuditshëm nga detyra i Veliut, pasi ai nuk ka dhënë dorëheqjen kur ishte kreut i Policisë së Shtetit, dhe i përfshirë në skandale të shumta dhe të mëdha, ku policia u kanabizua dhe u bë njësh me krimin, ku edhe u vra një i ri, Veliu nuk dorëhiqej dhe as nuk shkarkohej nga Rama.

Por sot, Ardi Veliu ka dhënë dorëheqjen nga drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në mënyrë të heshtur dhe të fshehtë, Veliu mësohet se e ka dorëzuar dorëheqjen tek ministri i tij, Taulant Balla. E arsyet thonë se nuk dihen.

Por në fakt, arsyeja e vërtetë që Veliu ka vendosur të japë dorëheqjen është, sepse emri i tij ka dalë në dosjen e sjellë nga Franca në mesazhet e SKYECC. Flitet se emri i tij del në shumë komunikime me trafikantë të ndryshëm, para zgjedhjeve të vitit 2021.

Ardi Veliu është informuar nga SPAK për këto zhvillime dhe kreu i AMP, ka vendosur që të largohet fshehurazi, për të përgatitur edhe ai arratisjen nga Shqipëria, që të mos kapet. Sigurisht ky nuk është i pari zyrtar i rilindjes që arratiset dhe nuk pritet të jetë as i fundit, që largohen nga Shqipëria për tu shpëtuar prangave.

Për shqiptarët, është i njohur fakti se si Edi Rama e mbronte Ardi Veliut para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, duke hedhur poshtë çdo akuzë. Në protestat pas vrasjes së të riut Klodian Rasha që i kushtoi karrigen, Sandër Lleshit, protestuesit kërkuan edhe shkarkimin e Veliut, por përgjigja e Ramës ishte e qarta: nuk e jap kokën e Ardi Veliut.

Sigurisht, Ardi Veliu i duhej sepse zgjedhjet ishin vetëm pak muaj larg, dhe Ardi Veliu ishte dora e zgjatur e Ramës në lidhje me bandat e krimi dhe trafikut të drogës që do të blinin votat dhe do bënin presion ndaj qytetarëve  që të mos votonin opozitën.

Ndaj Ardi Veliut akuza të shumta ka bërë edhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.

‘Ardi Veliu një nga njerëzit që ka takuar më shpesh McGonigal. Kjo është shumë e sigurt’, u shpreh kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference shtypi.

Por arrestimet pas dosjes ‘Metamorfoza 1’, akuzat ndaj Veliut do të bëheshin më të rënda.

‘Çfarë ka bërë Ardi Veliu? Ka vendosur linjë private të komunikimit me krimin, të survejimit të opozitës, të survejimit të kundërshtarëve politikë nga Oltion Bistrot me shokë. Dhe tani lan duart. Në EncroChat janë 60 oficerë kryesorë policie, të gjithë në regjistrime në bashkëpunim të ngushtë me krimin. Cili është qëndrimi që po mbahet?’, tha kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference për mediat në fund të muajit gusht të këtij viti.

‘Ardi Veliu një nga kriminelët më të mëdhenj në historinë e policisë shqiptare, që vjen e bën fushatë se mos merr ndonjë mandat’, do të shprehej Berisha gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 majit, për kreu e dorëhequr të AMP.

E hetimi që po bëhet për dosjen ‘Metamorfoza 2’ që pritet të godasë qeverinë Rama më rëndë se operacioni i parë, ka detyruar Ardi Veliun që të dorëhiqet e të bëhet gati për tu arratisur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME