SPORT

Spektakël në Champions/ Liverpooli dhe Barcelona, Bayerni shkatërron Leverkusenin

Emocione, gola dhe spektakël në Champions League. Liverpooli hedh një hap drejt çerekfinaleve, pasi mori një fitore 1-0 në Paris në duelin e parë ndaj PSG. Kvaraskhelia shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 20-të, por që do të anulohej me VAR për pozicion jashtë loje. Harvey Elliot ndërkohë do të shënonte për Liverpoolin në minutën e 87-të.

Bayerni mori një fitore spektakolare 3-0 ndaj Bayer Leverkusenit, duke hipotekuar kualifikimin. Harry Kane ishte protagonist absolut me dy gola të shënuar në minutën e 9-të dhe më pas me penallti në të 75-tën. Musiala shënoi golin tjetër për bavarezët.

Barcelona fitoi 1-0 në Portugali në duelin e parë ndaj Benfica-s, edhe pse që nga minuta e 22-të luajti me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq të Cubarsi. Raphinha shënoi me një të majtë magjike në minutën e 61-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button