Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTStrakosha është portier i Manchester United, pritet vetëm firma e tij

Strakosha është portier i Manchester United, pritet vetëm firma e tij

Thomas Strakosha mund të konsiderohet si portier i skuadrës së Manchester United. Mediat angleze së fundmi raprotojnë se marrëveshja është arritur, teksa tashmë mungon vetëm firma.

Gjigantët britanikë dhe ish-lojtari i Lazios në Itali kanë arritur marrëveshjen, dhe mungojnë vetëm disa hallka burokratike për zyrtarizimin, me shqiptarin që pritet t’i bashkohet ekipit të ri në Melburn të Australisë, ku po stërviten britanikët.

Strakosha për momentin po stërvitet me Lazion në Romë dhe është në pritje të dritës jeshile për të kryer vizitat mjekësore në Angli. Portieri i Kombëtares pritet të jetë gardian i dytë pas David De Gea.

Portieri i Kombëtares kuqezi ishte pa kontratë nga 30 qershori,  pasi mbylli kontratën me Lazion, ekip ku luajti për 10 vite dhe zhvilloi 208 ndeshje.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME