Studentët e mjekësisë në një deklaratë për mediat kanë reaguar ditën e sotme në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Studentja Dea Guri tha se protesta e arriti fitoren parë dhe se do të ndjekin çdo hap të çështjes. Guri u shpreh se studentët janë kthyer në leksione dhe janë aty për të ndjekur mësimet me dinjitet për të qëndruar në këtë vend.
“Pranohet për herë të parë nga Gjykata Kushtetuese pezullimi ligjit. Jemi shpresëplotë që do të fitojmë. Lufta bëhet për të qendruar në këtë vend për dinjitet. Seanca e rradhës do të mbahet në 21 Dhjetor dhe ne do të jemi aty për të ndjekur çdo hap. Kemi gjetur mirëkuptimin nga të gjitha palët. Shpresojmë shumë që drejtësia të jap përgjigjen e merituar. Falenderojmë prindërit dhe të gjithë ata që na u bashkuan dhe ata që ishin skeptik. Ne tani ja besojmë Gjykatës Kushtetuse gjithë vijimin e çështjes dhe nga ana tjetër theksojmë se studentët e dhanë leksionin e tyre, edhe se ata gjithmonë fitojnë. Përsa i përket tarifës nuk ka më koment se është qartë duke qenë se ligji u pezullua.”-tha studentja.