SHËNDET

Studim/ Kimçi mund të forcojë funksionin imunitar

Kimçi është shijuar prej shekujsh në Kore. Por kjo pjatë pikante me lakër të fermentuar ka fituar popullaritet edhe në pjesë të tjera të botës, jo vetëm për shijen e saj, por edhe për ndikimin e mundshëm pozitiv në mijëra mikrobe të rëndësishme që jetojnë në zorrët tona, si dhe në shëndetin e përgjithshëm.

Një studim i fundit sugjeron se kimçi mund të ndihmojë edhe në mbështetjen e sistemit imunitar.

Studimi përfshiu 13 të rritur mbipeshë gjatë një periudhe 12-javore. Pjesëmarrësit u ndanë rastësisht në tre grupe. Një grup mori placebo, ndërsa dy grupet e tjera morën dy lloje të ndryshme pluhuri kimçi (kimçi i tharë me ngrirje dhe i futur në kapsula).

Lloji i parë i kimçit ishte fermentuar natyrshëm me mikrobet e pranishme në mjedis. Lloji i dytë ishte fermentuar me një kulturë bakteriale të përzgjedhur. Sasia ditore e pluhurit të kimçit ishte afërsisht e barabartë me konsumimin e 30 gramëve kimçi të freskët.

Mostrat e gjakut u morën para dhe pas studimit dhe u analizuan me një metodë që tregon aktivitetin e çdo qelize imunitare, duke dhënë një pamje të detajuar të reagimit të sistemit imunitar.

ImageRezultatet treguan se kimçi ndikoi në sistemin imunitar. Ai rriti aktivitetin e qelizave që paraqesin antigjenet, të cilat përpunojnë patogjenët dhe i “prezantojnë” ato qelizave T ndihmëse, që drejtojnë reagimin imunitar.

Kimçi rriti gjithashtu aktivitetin e disa gjeneve që ndihmojnë këto qeliza të dërgojnë sinjale më të qarta. Po ashtu, qelizat T ndihmëse u bënë më të shpejta në reagim, duke i ndihmuar qelizat e tjera imunitare të luftojnë infeksionet më efektivisht.

Qelizat e tjera imunitare mbetën kryesisht të pandryshuara, çka tregon se kimçi nuk e aktivizon gjithë sistemin imunitar, por ruan ekuilibrin dhe shmang inflamacionin e tepërt. Të dy llojet e kimçit patën efekt, megjithëse ai me kulturë të përzgjedhur ishte pak më i fortë. Grupi placebo nuk tregoi ndryshime.

Megjithatë, studimi ishte i vogël dhe nuk matin drejtpërdrejt përfitime shëndetësore si ulja e infeksioneve. Ai, gjithsesi, ofron një shpjegim të besueshëm se si ushqimet e fermentuara mund të ndikojnë në imunitet.

Kimçi nuk është i vetmi ushqim i fermentuar me përfitime të mundshme. Jogurti, kefiri, lakra turshi, miso dhe kombuça përmbajnë mikrobe të dobishme që mund të ndihmojnë zorrët dhe imunitetin.

Nuk ka ende një rekomandim të saktë për sasinë, por në këtë studim u përdorën rreth 30 gramë kimçi në ditë, një sasi e arsyeshme për shumicën e njerëzve.

Ndërsa kërkimet vazhdojnë, përfshirja e ushqimeve të fermentuara në dietë është një mënyrë e thjeshtë dhe e shijshme për të mbështetur shëndetin e zorrëve dhe të sistemit imunitar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button