AKTUALITET
Stuhia godet Vlorën

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e sotme zonën e Lumit të Vlorës, duke goditur veçanërisht fshatin Vranisht me reshje intensive shiu dhe erëra të fuqishme.
Moti i keq ka gjetur të papërgatitur banorët dhe bizneset e zonës, ndërsa era me intensitet të lartë ka rrëzuar dhe marrë përpara karriget e një lokali.
Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar gjithashtu vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve, duke rënduar situatën në zonë.
Autoritetet lokale janë duke monitoruar zhvillimet, ndërsa sipas parashikimeve kushtet atmosferike pritet të mbeten të paqëndrueshme edhe gjatë orëve në vijim.









