Sunny Hill 2025/ Dua Lipa me yje vendas dhe ata botërorë në Prishtinë.

Sunny Hill 2025” do të fillojë fuqishëm me Dua Lipën, që rikthehet në vendlindje për ta hapur festivalin. Fatboy Slim, legjenda e muzikës elektronike dhe fituesi i 6 MTV Video Music Awards do të sjellë argëtim. Ky edicion i festivalit pritet të jetë më i madhi ndonjëherë.
Më 2 gusht, për herë të parë në Kosovë vjen ylli botëror Shawn Mendes. Një prej zërave më të njohur të pop-it botëror, ka mbushur arena si “O2” në Londër e “Madison Square Garden” në Nju Jork. Performanca e tij në “Rock in Rio” përpara mbi 100 mijë vetave është vetëm një shembull i magjisë që Shawn Mendes sjell në skenë.
Po atë natë do të performojë Mochakk, DJ-i brazilian që po pushton botën me stilin funky e ekspresiv. Nga “Coachella” në “Primavera Sound”, ai është renditur vitin e kaluar në Top 100 DJ me të mirë të botës. Natën e fundit, skena kryesore i takon performancës audiovizuale nga Anyma projekti solo i Matteo Milleri. Një përvojë e re e muzikës elektronike që veçohet për kombinimin me artin vizual duke tejkaluar kufijtë e zakonshëm e një performance.








