Wednesday, February 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETSyri TV/ SPAK nis hetimet për Majlinda Bufin (vidio)

Syri TV/ SPAK nis hetimet për Majlinda Bufin (vidio)

SPAK ka nisur hetimet për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufi, lidhur me materialet filmike të transmetuara në emisionin investigativ ‘Piranjat’,  ku u publikuan dy raste flagrante të dokumentuara me zë dhe figurë, ku ajo kërcënon punonjësit dhe qytetarët për votën. Nikoleta Vesho, sanitarja e një shkolle 9-vjeçare, të cilës i bëhej presion me vendin e punës se pse mori pjesë në mitingun e opozitës, është thirrur këtë të mërkurë për të dëshmuar, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për çështjen.

Prokuroria për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka regjistruar procedim penal për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin, lidhur me materialet filmike të publikuara, në emisionin ‘Piranjat’në SYRI TV. Burimet konfirmojmë thirrjen nga SPAK të shtetases Nikoleta Vesho, sanitare e një shkolle 9-vjeçare, e cila kërcënohej nga kryetarja e bashkisë Majlinda Bufi. 

Veshos i kërkohet të japë deklarimet e saj para oficerëve të BKH-së lidhur me ngjarjen e dokumentuar përmes pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Piranjat”, ku dëgjohet që kryebashkiakja i bën presion pastrueses për vendin e punës dhe i jep këshilla se më kë duhet të shoqërohet. Por, ndërkohë për mitungun kur vjen kryeministrin duhet të dalin masivisht.

Por e vënë përballë këtij denoncimi, Bufi ka kërkuar nga “Piranjat” të mos transmetohej ky material.

Por edhe pas kësaj presionet e kryebashkiakes së Roskovecit nuk u ndalën pasi në një tjetër rast, Bufi pengon qytetarin Gazmend Borgji që të shkojë në mitingun e kundërshtarit politik.

Ishte Partia Demokratike, e përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, që bëri një kallëzim penal në SPAK ndaj kryetares së bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufit. Kallëzimi është bërë për dy vepra penale të znj. Bufi: “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

© SYRI.net

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME