AKTUALITETTOP-NEWS

Dinamika/ Vajza e goditi të atin në organin gjenital, i dashuri i mbajti duart teksa ajo e mbyste me tel! 

Zbardhen detaje të reja për vrasjen makabër ndodhur në Frashër të Fierit, ku vajza 26-vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama.

Në momentin e krimit kanë qenë prezente vajza, mama e saj (bashkëshortja e viktimës), si dhe Çlirim Dogani.

Dyshohet se vajza fillimisht e ka goditur babanë e saj në organet gjenitale, dhe pasi ai ka rënë në tokë, Dogani e ka mbajtur nga duart teksa ajo e mbyste me tel. Po ashtu dyshohet se ata kanë përdorur edhe mjete të forta dhe mjete prerëse.

Ndërkohë nëna e 26-vjeçares ka ndihmuar në fshehjen e gjurmëve dhe pastrimin e gjakut nga trupi i viktimës.

Screenshot 20250726 103715 facebook

Krimi është zbuluar nga përgjimi i telefonit, ku 26-vjeçarja pas ngjarjes ka komunikuar me bashkëpunëtorin e saj, Dogani, që dyshohet se kishte lidhje intime me të. Ky i fundit ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Shoferi i linjës urbane Fier fshatra të Rroskovecit Çlirim Dogani i cili akuzohet si bashkëpuntor në vrasjen e Anesti Ramës në Frashër nga vajza e gruaja e tij ka mohuar të gjitha akuzat

Img 20250726 wa0001101170225614629513

Burime policore pohojnë se Çlirim Dogani kur është marr në pyetje nga grupi hetimor nuk e ka pranuar krimin

Banorë të fshatit Arapaj Bashkia Rroskovec lajmin për arrestimin e Çlirim Doganit dhe akizat ndaj tij thonë se jemi të habitur dhe nuk e besojnë.

Ai njihet njeri me personalitet, i martuar me dy fëmijë djal e vajzë dhe prej disa vitesh punonte shofer i linjës urbane Fier e fshatra të zonës Sukut e Strumit.

Vajza e xhaxhait të Çlirimit, Manushe Kocaqi (Dogani) dhe një banor tjetër Fatmiri pohojnë se  ai njifet në fshat njeri i mirë, puntorë e familjar

Policia

Punë e pandërprerë hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së ndodhur në fshatin Frashër, ku shtetasja E. R. vrau për motive të dobëta, babanë e saj.

Vihet në pranga bashkëpuntori i 26-vjeçares.

Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button