OP/ ANTOP-NEWS

PS në Fier në prag përçarjeje? Mesazhi i Edi Rama për unitet, lini përplasjet dhe luftën e brendshme

ALB365 – Thirrja e kryeministrit Edi Rama për ndalimin e përçarjeve brenda Partia Socialiste e Shqipërisë duket se nuk po gjen zbatim në Fier. Ndërsa në Tiranë kërkohet bashkim dhe organizim më i fortë në bazë, në terren situata paraqitet e tensionuar, me lëvizje që flasin për një përplasje të hapur mes grupeve rivale.

Gjatë takimeve të fundit me grupin parlamentar dhe me deputetët e Tiranës, Rama ka qenë i prerë: asnjë luftë e brendshme në këtë fazë, por fokus te qytetarët, problemet dhe organizimi i strukturave. Por në Fier, zhvillimet duket se po marrin drejtim tjetër.

Lëvizje për shkarkime dhe përplasje në Këshill

Burime lokale bëjnë me dije se këshilltarë socialistë  shkarkuan socialisten e vjetër Evis Sema që mbante detyrën e kryetares së këshilltarëve socialiatë në këshillim bashkiak Fier me firma të mbledhura tinëz. Madje, sipas të njëjtave burime, po diskutohet edhe për largimin e saj nga posti i kryetares së Këshillit të Qarkut Fier. Kjo gjë ka bërë që Balluku ti tërheqë “veshin” deputetëve që mbulojnë bashkinë Fier pasi nuk është ky qëllimi, mos të veprojnë me kokën e tyre.

Në sfond përmenden dy kampe: një i lidhur me kryetarin e Bashkia e Fierit, Armando Subashi, dhe një tjetër që perceptohet si më pranë zv/kryeministres Belinda Balluku edhe pse kjo duket qartë (këmnëngulja e ndërkombëtarëve) që “ka marr rrugën për Janinë”. Edhe pse përfaqësues të njërit krah mohojnë ekzistencën e “klaneve”, tensioni brenda strukturave është i dukshëm.

Deputetët në seli për të marrë situatën në dorë

Pasditen e sotme, dy deputetë të Fierit që mbulojnë bashkinë zhvilluan një takim në selinë lokale të Partia Socialiste e Shqipërisë me drejtues të seksioneve dhe strukturave organizative. Mesazhi i përcjellë ishte i qartë:
të lihen mënjanë përplasjet, të forcohet bashkimi dhe të dilet në terren për të dëgjuar qytetarët dhe tu zgjidhen problematikat që ata ngrenë.

Sipas burimeve, deputetët kanë kërkuar që strukturat të përqendrohen te problematikat reale të komunitetit dhe jo te përplasjet e brendshme që, sipas tyre, dëmtojnë imazhin dhe funksionimin e partisë në nivel lokal.

Deputetët në terren për të “shuar zjarrin”

Ndërsa në Tiranë kërkohet disiplinë dhe unitet, në Fier duket se lufta e brendshme ka nisur prej kohësh. Përplasjet mes grupeve kanë krijuar mosbesim dhe një klimë tensioni që e bën të vështirë rikthimin e harmonisë.

Mesazhi i përcjellë, sipas burimeve, ishte i drejtpërdrejtë:
– Të lihen mënjanë përplasjet e brendshme;
– Të forcohet organizimi në bazë;
– Të dilet në terren për të dëgjuar problematikat e qytetarëve;
– Të jepen zgjidhje konkrete për hallet e komunitetit.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse thirrja e Ramës për bashkim do të arrijë të shuajë përçarjen në strukturat socialiste të Fierit, apo nëse përplasjet do të thellohen në prag të sfidave të ardhshme politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button