Monday, July 15, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETare: Në Europian dua Shqipërinë në grup me Italinë, Gjermaninë dhe Serbinë

Tare: Në Europian dua Shqipërinë në grup me Italinë, Gjermaninë dhe Serbinë

Ish-sulmuesi i kombëtares, Igli Tare është i pranishëm në tribunën VIP të “Air Albania”, për të shijuar festën e kualifikimit të Kombëtares në Europian, për herë të dytë në histori. I pyetur nga Tv Klan për kualifikimin në Europian, Tare tha me shaka: “Ia dolëm. Të kesh Florian Myrtajn komentator të Kombëtares, padyshim që do kualifikohesh, meritë e tij (qesh)”.

Janë komplimente të merituara, kanë bërë shumë mirë, në një grup të vështirë. Kanë funksionuar në mënyrë perfekte, shpresoj që edhe në Europian të kenë të njëjtin sukses. Gabimi ynë është se bëjmë krahasimin e brezave. Çdo brez ka pasur vlerën e tij. Këta tani kanë një cikël 10-vjeçar. Brezi aktual është gjithmonë më i miri.

Prania ime është thjesht si një nga 22 mijë tifozët. Në këto momente nuk i kam planet e mia të lidhura me Kombëtaren. Ndoshta në një të ardhme, po, por tani jo”, – deklaroi Tare.

Ndërsa në një intervistë të dhënë për “Supersport” përpara fillimit të takimit, ish-drejtori sportiv i Lacios ka treguar edhe dëshirën e tij për grupin që dëshiron të shohë Shqipërinë në Europian.

“Si fillim, uroj që Italia të kualifikohet. Do të doja një grup me Gjermaninë, Italinë, Shqipërinë dhe Serbinë. Kur fiton, fituesi ka të drejtë gjithmonë. Ai (Silvinjo) me të vërtetë ka të drejtë, sepse ka bërë zgjedhje të diskutueshme në formacion. Por i ka dhënë të drejtë fusha dhe faktet.

Meriton respekt. Do ishte e rëndësishme që përpara eliminatoreve të rinovonte kontratën, për të marrë kohë për të përgatitur kualifikueset për Botërorin e 2026-s”, – ka deklaruar Igli Tare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME