KULTURË

Taylor Swift kryeson nominimet e iHeartRadio Music Awards 2026

Çmimet iHeartRadio Music Awards 2026 po afrohen dhe organizatorët kanë publikuar zyrtarisht listën e plotë të nominimeve.

iHeartMedia dhe FOX Entertainment njoftuan nominimet të mërkurën, më 7 janar, me Taylor Swift që kryeson listën me nëntë nominime, më shumë se çdo artist tjetër.

Pas saj renditen Alex Warren, Sabrina Carpenter dhe Bad Bunny, secili me nga tetë nominime, duke reflektuar një vit shumë të suksesshëm për këta artistë në radio, streaming dhe klasifikimet muzikore.

Taylor Swift, 36 vjeçe, dominoi vitin 2025 me albumin “The Life of a Showgirl”, ndërsa singëlli kryesor “The Fate of Ophelia” qëndroi për nëntë javë në krye të Billboard Hot 100, duke u kthyer në një nga hitet më të mëdha të vitit.

Çmimet iHeartRadio dallohen nga fakti se bazohen fuqishëm në votën e publikut, si në faqen zyrtare të iHeartRadio ashtu edhe në rrjetet sociale. Votimi është i hapur deri më 19 mars, ndërsa ceremonia do të mbahet më 26 mars, në Dolby Theatre në Los Angeles, me transmetim të drejtpërdrejtë në FOX.

Lista e nominimeve:

 Kënga e Vitit

  • “Anxiety” – Doechii
  • “Good News” – Shaboozey
  • “Love Somebody” – Morgan Wallen
  • “luther” – Kendrick Lamar & SZA
  • “Manchild” – Sabrina Carpenter
  • “MUTT” – Leon Thomas
  • “Ordinary” – Alex Warren
  • “Sorry I’m Here For Someone Else” – Benson Boone
  • “Stargazing” – Myles Smith
  • “The Fate of Ophelia” – Taylor Swift

Artisti i Vitit

  • Bad Bunny
  • Benson Boone
  • Chris Brown
  • Jelly Roll
  • Kendrick Lamar
  • Lady Gaga
  • Morgan Wallen
  • Sabrina Carpenter
  • Tate McRae
  • Taylor Swift

Artisti Pop i Vitit

  • Alex Warren
  • Benson Boone
  • Sabrina Carpenter
  • Tate McRae
  • Taylor Swift

 Kënga Pop e Vitit

  • “Golden” – HUNTR/X, EJAE, AUDREY NUNA, REI AMI
  • “Manchild” – Sabrina Carpenter
  • “Ordinary” – Alex Warren
  • “Pink Pony Club” – Chappell Roan
  • “The Fate of Ophelia” – Taylor Swift

 Artisti i Ri më i Mirë (Pop)

  • Alex Warren
  • Jessie Murph
  • Myles Smith
  • Ravyn Lenae
  • sombr

Hip-Hop – Kategoria Kryesore

Kënga Hip-Hop e Vitit

  • “luther” – Kendrick Lamar & SZA
  • “NOKIA” – Drake
  • “Outside” – Cardi B
  • “The Largest” – BigXthaPlug
  • “WHATCHU KNO ABOUT ME” – GloRilla ft. Sexyy Red

Artisti Hip-Hop i Vitit

  • Cardi B
  • GloRilla
  • Kendrick Lamar
  • Playboi Carti
  • Tyler, The Creator

 Latin Pop / Urban

Artisti i Vitit

  • Bad Bunny
  • Feid
  • J Balvin
  • Karol G
  • Shakira

Kënga e Vitit

  • “Angel” – Grupo Frontera & Romeo Santos
  • “DEGENERE” – Myke Towers & benny blanco
  • “DtMF” – Bad Bunny
  • “Qué Pasaría…” – Rauw Alejandro & Bad Bunny
  • “Soltera” – Shakira

 K-pop

Artisti i Vitit

  • JENNIE
  • j-hope
  • Jin
  • LISA
  • ROSÉ

Grupi i Vitit

  • ATEEZ
  • BLACKPINK
  • ENHYPEN
  • Stray Kids
  • TWICE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button