Të martën paradite protestë para Parlamentit: “Nuk janë deputetët tanë”

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, një prej protestuesve ka lëshuar një njoftim të rëndësishëm për hapat e mëtejshëm të revoltës popullore.
Ai ftoi të gjithë qytetarët që të mblidhen të martën përpara godinës së Parlamentit, duke e zhvendosur aksionin atje ku pritet të zhvillohet seanca plenare.
“Do vijojmë të jemi para Kryeministrisë. Kam një lajmërim: nëse nesër në orën 10:00 ka Parlament, kushdo që ka mundësi duhet t’u thotë atyre që nuk janë deputetët tanë! Ftojmë të gjithë protestuesit që mundeshin nesër në 10:00 para Parlamentit!” u shpreh ai.
Pavarësisht aksionit të paralajmëruar për paraditen e nesërme, organizatori konfirmoi se qëndresa përpara zyrës së kryeministrit nuk do të ndalet në asnjë moment.
“Do jemi edhe në darkë këtu te Kryeministria!” shtoi në mbyllje të mesazhit të tij protestuesi.









