Friday, April 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETTë mirat e një filxhani çaj

Të mirat e një filxhani çaj

Nuk ka asnjë problem që një filxhan çaj nuk mund të zgjidhë! Çajrat ndihmojnë tretjen, përmirësojnë kontraktimet e stomakut dhe qetësojnë përzierjet.

Ankthi:

Nëse ndiheni të mërzitur, të stresuar ose me ankthe, një filxhan me çaj kamomili mund t’ju ndihmojë të qetësoheni. Çaji jeshil gjithashtu dhe çaji i zi përmbajnë një aminoacid (L-theanine) që krijon një gjendje të qetë dhe alerte në të njëjtën kohë.

SPM:

Çajrat bimorë natyralë janë zgjidhja më e mirë gjatë sindromës paramenstruale (SPM). Një prej çajrave më të përhapur në botë, kamomili, është një zgjedhje e zgjuar gjatë kësaj kohe sepse është treguar se liron kontraktimet muskulore dhe redukton tensionin që mund të çojë në ankth dhe nervozizëm.

Pagjumësia:

Çajrat e kohës së gjumit janë kamomili dhe mentja. Çaj me rrënjët e agnushes (sanĕzës), është një tjetër çaj që duhet konsideruar në rastet kur keni probleme me gjumin.

Problemet me stomakun:

Xhinxheri, kanella dhe kamomili janë çajra bimorë që ndihmojnë në lehtësimin dhe qetësimin e stomakut. Studiuesit besojnë se xhinxheri përmban lëndë që jo vetëm veprojnë në zorrë dhe stomak për qetësimin e nauses (përzjerje), por edhe në sistemin. nervor dhe tru. Çaji i kanellës është treguar se ndihmon në lehtësimin e gazrave, kamomilit është treguar se redukton ngërçet muskulore, ndihmon në tretje dhe në lehtësimin e ndjesisë së djegies (urthes).

Alergjitë:

Çaji i kanellës, çaji jeshil dhe çaji me hither mund të ndihmojnë në reduktimin e reaksioneve alergjike. Çaji i kanellës ka veçori që mund të ndihmojnë në ‘copëtimin’ e mukusit dhe të lirojë në këtë mënyrë hundën dhe fytin tuaj. Çaji jeshil përmban antioksidantë të fuqishëm të cilat frenojně reaksionet alergjike.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME