LIFE STYLETOP-NEWS

Të pastrehët, ja zgjidhja gjermane

Gjermania ka gjetur një zgjidhje të mençur për të ndihmuar personat që jetojnë pa strehë gjatë dimrave të ashpër: kabinat e vogla diellore të quajtura “Ulmer Nest”.

Këto kapsula termike, të izoluara me dru dhe çelik, janë vendosur në qytetin e Ulmit, në parqe apo hapësira të tjera ku shpesh qëndrojnë njerëzit në nevojë.

Çdo njësi mund të strehojë deri në dy persona, duke i mbrojtur nga të ftohtit, era, lagështia dhe kushtet e këqija atmosferike.

Ato janë të pajisura me panele diellore që sigurojnë ndriçimin dhe ventilimin, duke lejuar qarkullimin e ajrit të freskët brenda.

Një sensor lëvizjeje njofton shërbimet sociale sapo hapet dera, duke mundësuar mirëmbajtjen (pastrimin), si dhe ofrimin e ndihmës ose asistencës në rast nevoje.

Duhet theksuar se këto kapsula nuk synojnë të zëvendësojnë strehimoret tradicionale apo banesat e përhershme. Ato janë një zgjidhje emergjente, “shkalla e fundit”, për ata që, për arsye të ndryshme (trauma, shëndet mendor, prania e një kafshe etj.), nuk mund ose nuk duan të frekuentojnë strukturat klasike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button