Saturday, May 4, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKRYESORETë rinjtë e ‘Brain Gain’ ngujohen tek selia e PD kundër arrestimit...

Të rinjtë e ‘Brain Gain’ ngujohen tek selia e PD kundër arrestimit të Sali Berisha

Të rinjtë e Departamentit ‘Brain Gain’ të Partisë Demokratike kanë vendosur që të ngujohen në selinë blu, si protestë kundër arrestimit të kreut demokrat, Sali Berisha.

Drejtuesi i këtij departamenti, Andi Mustafaj shkruan në Facebook, se të rinjtë të qëndrojnë gjatë gjithë natës në selinë e PD.

‘Anëtarë të Departamentit Brain Gain të Partisë Demokratike kanë vendosur të qëndrojnë gjatë gjithë natës tek salla “Pjetër Arbnori” në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike në formë proteste ndaj situatës aktuale në vend, ku ndarja e pushteteve është tashmë inekzistente. Demokracia sot është vetëm një fasadë që fsheh autokracinë e instaluar.

Do ta kalojmë këtë natë duke biseduar, shkëmbyer ide dhe gjetur mënyrë më të mirë të veprimit në ditët e ardhshme. Ftojmë këso që të na bashkohet!’, shkruan Andi Mustafaj në njoftimin e tij në Facebook.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME